Ymeri: LDK i ka fërkuar duart kur u krijua Gjykata Speciale

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se i është gëzuar formimit të Gjykatës Speciale e cila do të gjykojë ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Ramush Haradinaj dhënë dorëheqje për të mos shkuar në Hagë si kryeministër i Kosovës.

“Unë e di që LDK ka fërkuar duart edhe kur është krijuar Gjykata Speciale dhe vazhdon ta bëjë edhe tash një gjë të tillë. PDK dhe Vetëvendosje nuk duhet ta kishin këtë mendim [për dorëheqjen e Haradinajt] “.

Të ngjashme