Ymeri: Marrëveshja e demarkacionit-marrëveshje e vdekur

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 22:36 | Nga

Ymeri tha marrëveshja për demarkacion tash nuk ka kurrëfarë legjitimiteti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri i ftuar në emisionin “Argument plus” në RTV21 tha se marrëveshja për demarkacion  nuk ka kurrëfarë legjitimiteti.

“Marrëveshja për demarkacion tash nuk ka kurrëfarë legjitimiteti as popollure as demokratik as poltiik e qe besa as insitucional dhe si e tillë që natyrisht duhet të jetë fundi i saj” u shpreh Ymeri.

Ymeri tha s se qfarëdo tentimi për ta risjellë këtë marrëveshje në skenën publike do të kundërshohet nga qytetarët e Kosovës.

“Natyrisht se qfarëdo tentimi për ta risjellë këtë marrëveshje në skenën publike institucionale në Republikën e Kosovës do të përballet me  rezistencë dhe kundërshtim  edhe më të hapur të qyetetarëve të Republikës sepse  qartazi kjo marrëveshje është e dëmshme për Rebublikën”

“Dhe në këtë mënyre e kemi e një grusht njerëzish  në qeverinë e Rep të Kosovës të cilët vazhdimisht  tentojntë tëringjallin  marrëveshje të vdekura duke e synuar ringjalljen me,  ta quaj ashtu figurtivisht me gjakun e Kosovës” tha ai.

Sipas Ymerit kjo marrëveshje  tashme nuk ka pikë legjiimiteti.

“Mendoj qe është njëra prej temave në Kosovën e pasluftës që më më së shumti është kundërshtuar në mënrë aktive dhe publike nga qytetarët e Republikës së Kosovës, një marrëveshje e cila nuk ka as legjitimitet as pranueshmëri,natyrisht qe është marrëveshje e vdekur” tha Ymeri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme