Ymeri mund të japë dorëheqje, Ahmeti thotë se VV nuk ndahet

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 20:26 | Nga

Pas dorëheqjes së Aida Dërgutit nga funksionet e larta në Vetëvendosje, duket se kjo i hap rrugë edhe dorëheqjeve tjera në këtë parti.

Gazetametro.net shkruan se një gjë të tillë është duke shqyrtuar seriozisht edhe nga kreu i kësaj partie, Visar Ymeri.

Kjo, sipas burimeve të rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje, po bëhet për shkak të çarjeve në VV, e të cilën gjë e ka ndihmuar edhe skadimi i mandatit të Visar Ymerit në janar.

Siç mësohet nga brenda mbledhjes së VV-së, gjasat që Visar Ymeri të dorëhiqet shkojnë tek 90 për qind, prognozon ky portal.

VV-ja ka nisur mbledhjen e kryesisë në orën 14:00 dhe po vazhdon akoma, e ku po diskutohen zhvillimet e fundit në parti të cilat vënë në pah një përçarje të madhe të kësaj partie.

Ahmeti kthehet përsëri në mbledhje, thotë se VV-ja nuk ndahet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kthyer mbledhjes së kryesisë së VV-së.

Ahmeti për disa minuta është larguar nga kjo mbledhje, pasi që ka shkuar në shesh për të ndezur dritat për festat e fundvitit.

Ai ka deklaruar për medie se nuk ka gjasë që Vetëvendosje të ndahet, ndërsa ka theksuar edhe një herë se kryesia deri më tash nuk ka marrë asnjë vendim për deputeten e kësaj partie Aida Dëgutin.

Mbledhja e kryesisë së VV-së ka filluar në ora 15:00 dhe po vazhdon ende pas orës 20:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme