Ymeri: Në Kosovë 81.9% e grave s’kanë një vend pune

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 13:57 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në Kosovë 81.9% e grave nuk e kanë një vend pune e nuk marrin pagë. Prej 18.1% që janë aktive, të papunësuara janë 36.6%.

Ai në Facebook, ka shkruar se analfabetizmi të gratë në Kosovë është 3.07%, kurse, në vitin 2015, vetëm 5% të grave kishin në pronësi shtëpi/banesë.

“Ndërkohë vetëm 4.9% femra janë bartëse të pronësisë së tokës bujqësore. Nuk është vetëm se jemi keq, jemi duke ecur mbrapshtë”.

“Zgjidhja nuk është te establishmenti aktual por te potenciali përparimtar i plotë grave e burrave për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen. Le t’u besojmë e bashkohemi atyre”, ka shkruar Ymeri, në këtë postim, si zakonisht pesimist, me rastin e Ditës se Gruas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme