Ymeri: I shprehim solidaritet popullit amerikan

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 15:27 | Nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri përmes një statusi në Facebook ka shprehur solidarizimin me viktimat e 11 shtatorit në SHBA.

“Sot unë, bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ashtu si gjithë populli i Kosovës, përkujtojmë me dhimbje viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001″ë, ka shkruar Ymeri.

Ai ka thënë se prej atëherë marrëdhëniet ndërkombëtare janë shënuar prej paradigmës së luftës kundër terrorit.

“Ne i shprehim solidaritet popullit amerikan, dhe mbetemi të bindur se arma më e mirë për ta luftuar terrorin janë zhvillimet demokratike, sistemet e mirëqenies e përkujdesjes sociale si dhe forcimi i sistemit të edukimit. Sa më pak të përjashtuar e të papërfaqësuar, aq më pak terren për rekrutim e indoktrinim në grupet terroriste”, ka shkruar ai.

Ymeri beson se demokracitë do ta fitojnë këtë përballje!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme