Ymeri: Thaçi nuk është i duhuri për dialog, i ka hequr vijat e kuqe

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 17:25 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Visar Ymeri, në emër të propozuesit për debat parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, tha se figura e presidentit nuk është e duhura për udhëheqjen e dialogut.

“Këtë debat e kemi kërkuar si çështje urgjente, ku tregohet vendosmëria e grupeve parlamentare dhe t’i tregojmë Hashim Thaçit që nuk është figura e duhur për dialog. Hashim Thaci po ngutet të diskutojë me Serbinë. Në vend se ne ta vëmë gishtin në kokë për këtë situatë që gjendemi, e quajmë riformatim bartjen e dialogut të presidenti Hashim Thaçi”.

“Presidenti ka hequr vijat e kuqe të dialogut. A po diskutohet ndarja e Kosovës, a po diskutohet edhe krijimi i asociacionit të komunave serbe? Deputet kjo duhet ndalur dhe kuvendi duhet ta marr në dorë dhe ti vendos vijat e kuqe”, tha Ymeri, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme