Ymeri: Thaçi po merr bajrakun e ringjalljes së “Zajednicës”

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 21:12 | Nga

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka shkruar menjëherë pas fjalëve të presidentit Thaçi, që zgjatën mbi 8 minuta, drejtuar popullit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ymeri ka thënë se kjo ishte një fushatë e trysnisë mbi deputetë ëër ratifikimin e demarkacionit dhe se Thaçi po merr edhe bajrakun e ringjalles së “Zajednicës”.

“Thaçi lansoi publikisht fushatën e trysnisë mbi deputetët e Kuvendit të Republikës që ta ratifikojnë nënshtrimin dhe kapitullimin e tij ndaj Malit të Zi.

Ai po e merr edhe bajrakun e ringjalljes së ‘Zajednicës’. Ky mafioz i aferës PRONTO nuk është as President dhe as i Kosovës.
Faljen e 8.200 hektarëve ai e lidh me izolimin ndërkombëtar, integrimin evropian e në NATO, me ushtrinë e Kosovës e me çka jo tjetër.

Por, ai e ka hall vetëm vetveten.

Ky nuk është shef i shtetit dhe as i qytetarëve. Ky është shef vetëm i Grabovcit. Dhe, që të dy e kanë vendin në burg”, ka shkruar Ymeri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme