Ymeri thotë se kryeministri kërcënoi qytetarët me statusin e tij

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 15:00 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i ka reaguar kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me një status të tij të bërë në mëngjes.
Mustafa në këtë status duke përmendur krizën dhe ngjarjet në bot ka thënë se edhe në Kosovës po ndodhin ngjarje të rrezikshme. Madje ai veprimet e opozitës kosovare i krahasuar me ngjarjet në Siri e Irak.

Por, në reagimin e tij Ymeri ka thënë se Mustafa më këtë statur ka kërcënuar, qytetarët dhe gjithë ata që nuk janë të mendimit me të, transmeton lajmi.net.

Ymeri po ashtu ka vlerësuar se Mustafa të cilën e ka quajtur kreun e regjimit kriminal në Kosovë, nuk interesohet për fatin e qytetarëve të Kosovës e aq më pak për ata të botës.

Postimi i plotë i Ymerit:

Si të lexohet postimi i sotëm i kreut të regjimit kriminal, Isa Mustafa? Vrojtim mbi situatën në botë? Keqardhje për shumë jetë të humbura nëpër konflikte gjithandej? Mustafa nuk çanë kokën as për qytetarët e Kosovës e lëre më të botës. Ai që këtyre qytetarëve për çdo ditë ua mbanë krimin mbi kokë, që i kërcënon e arreston secilin qytetar që mendon ndryshe nga ai, që ua cungon territorin e ua tjetërson livadhet, bjeshkët, ujin e pasuritë. Mustafa nuk çan kokën për jetët e njerëzve, as për mirëqenien e tyre. Ai ka vetëm një mision: t’i mbrojë me çdo kusht Klanin Pronto të dy kapove Veseli Thaçi, dhe në ndërkohë ta mbrojë dhe rrisë pasurinë e tij dhe djemve të tij (ju kujtohet se si shkumonte nga goja për ta mbrojtur ”Rançin”, apo tenderët që ua jepte djemëve).

Jo pra, Mustafa këtë postim e kishte kërcënim. Kërcënim ndaj qytetarëve. Kërcënim ndaj atyre që nuk e ndajnë mendjen me të. Evokimi i skenave të tmerrshme të luftës nga Mustafa nuk është empati për të vrarët, por tërheqje e vërejtjes se mund të ketë më shumë të tillë te ne, në Kosovë. Tipike për diktatorët të cilët nuk e legjitimojnë dot pushtetin e tyre, prandaj duhet ta mbajnë me dhunë, kërcënim e shantazh. Dhe të shpallin publikisht dënime për kundërshtarët të cilët duhen përndjekur deri në shuarjen e rezistencës.

Dakord që “Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi”. Por Isa Mustafa nuk është trim. Është qyqar që sulmon i strukur nga zyra, që fshihet nën sqetullat e kriminelëve Pronto. Dhe zgërdhihet me ta. Dhe prapa tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme