Ymeri: Do t’i humbim 8200 hektarë me ratifikimin e demarkacionit

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 17:22 | Nga Donika Osmani

Visar Ymeri, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, tha se nuk do ta votojnë demarkacionin sepse sipas tij, vendi që nuk vlerëson territorin nuk është shtet sovran. Dipas tij, 12 deputetë nuk e votojnë këtë projektligj pasi që nuk pajtohen me marrëveshjen.

Ai u shpreh i bindur se Kosova do të humb 8200 hektarë me ratifikimin e demarkacionit, raporton Ekonomia Online.

“Këto korrektime nuk do t’i kthejnë 8200 hektarë që i humb me këtë marrëveshje nuk i kthen vetëm në një rast. 8200 hektarë do t’i humbë Kosova në ratifikimin e marrëveshjen me Malin e Zi”.

“Diskutimi për demarkacionin, tentim votimet për të e kanë paralizuat Kuvendin e Kosovës. Asnjëherë herë ky kuvend nuk u morë me temat në interes të qytetarëve. E kemi pas një Qeveri që nuk ka pas përgjigje për tema të rëndësishme po diskuton për një temë për të cilën mund të flet”.

“Grupi jonë nuk e voton këtë marrëveshje, jemi kundër asaj që Kosova të caktojë precedentë të heqjes dorë të territorit të Kosovës, një shtet që nuk ka aftësi të vlerësojë territorin e vet nuk është shtet sovran. Po kërkohet të ecim gabim pas gabimi pa kërkuar përgjegjësi për gabimet e qëllimshme”.

Koalicioni qeverisës ka thënë se i ka votat për ta kaluar këtë marrëveshje, duke llogaritur në ato të vetat, në premtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, votën e Donika Kadaj-Bujupit dhe atë të deputetit goran, Adem Hoxha.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë të jenë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje, duke ftuar edhe të tjerët që të mos e bëjnë këtë gjë, ndërsa ata të pavarur, kanë thënë se i mbesin besnik qëndrimit të tyre fillestar – rrjedhimisht kundërshtimit të saj, po ashtu.

Dokumenti bazë, që sipas Vetëvendosje e bën Kosovën të humbasë tokë, është plotësuar me aneks-marrëveshjen te firmosur në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sipas së cilës pas ratifikimit mund të bëhen rishikime dhe korrigjim të vijës kufitare.

Të ngjashme