Ymeri: VV ka siguruar transport për votuesit, kjo është demokratike

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 13:32 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Visar Ymeri, ka folur për raportimin në media se kjo parti ka bërë bartjen e votuesve deri në qendrat e votimit.

Sipas tij, VV ka bërë identifikimin e votuesve të saj dhe iu ka ofruar transport, ngase kjo është e zakonshme e ndodh edhe në vendete më demokratike.

“Natyrisht që votuesit tanë ne i identifikojmë dhe këta votues e pranojnë paraprakisht që do të thirren në ditën e zgjedhjeve për të ia siguruar transportin. Kemi ofruar transport për ata që vetëm për këtë shkak kanë vendosur që të mos dalin në zgjedhje”.

“Është gjëja më e zakonshme që ndodh në vendet më demokratike të botës. Edhe Trudeau si kandidat i Kanadasë pati bërë ftesë publike se do t’u ofrohet transporti ndaj atyre duan të dalin të votojnë por që s’mund ta sigurojnë transportin”.

“Është një shërbim ndaj qytetarëve që do të duhej ta bënin institucionet”.

Anëtari i kryesisë së VV-së, Dardan Sejdiu, tha se është mirë që të shikohet se çka ka bërë misioni i OSBE-së në Kosovë që vazhdimisht ka bartur votuesit.

“Është mirë që të shihni çka ka bërë misioni i OSBE-së me bartjen e votuesve, sidomos në pjesët e banuara me serbë e ka raste ku kanë çuar edhe kutitë deri te votuesit”.

“Dallimi është i thjeshtë ne i lehtësojmë qytetarit votimit. Ata janë qytetarë si të identifikuar si votues të Vetëvendosjes”.

“Qytetarët vendosën që Prishtina të qeveriset nga Shpendi”

Sipas kryetarit të VV-së, të dielën qytetarët kanë dhënë fjalën e tyre, duke i mundësuar kësaj parie të qeverisë me tri komuna që kanë buxhet mbi 100 milionë uro.

“Falënderoi të gjithë qytetarët për besimin që jua dhanë VV-së. Kjo fitore është për të mirën e qytetarëve dhe i uroj qytetarët për Prishtinën e Dardanës e Prizrenit për besimin e dhënë. Ata i dolën kundër krimit, korrupsionit. Këta dolën kundër klanit pronto, kundër klanit të LDK së”, tha Ymeri.

“Tri komuna që do të qeverisen nga VV kanë mbi 422 mijë banorë, nën qeverisjen e VV do të kemi një buxhet mbi 108 milion euro. Buxhet për komunat që do të jenë të lira nga keqpërdorimi dhe do ta kenë rastin qytetarët që përmes VV të përfitojnë më shumë. Tri komuna do të jenë të lira nga kapja, uzurpimi dhe pushtete të korruptuara”.

Ai tha se edhe përkundër diferencës së vogël në Prishtinë e Prizren, VV do të qeverisë me këto komuna.

 

Të ngjashme