Zaev premton hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”, mbështetje për UNESCO-n

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 10:45 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, mëngjesin e së martës ka takuar homologun e tij kosovar Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

Zaev i pyetur nga gazetarët lidhur me dënimin të grupit të “Kumanovës”, tha se kjo është çështje e ndjeshme për të cilën duhet të dihet e vërtete.

Prandaj sipas tij, duhet të ketë hetim ndërkombëtar që të jepet një përgjigje e vërtetë, ngase sipas tij, kjo çështje nuk do të mbetet pengesë në marrëdhëniet tona.

“Do të ketë hetim ndërkombëtar që të arrihet e vërteta”, tha ai.

Ndërsa Haradinja për këtë çështje nuk ka komentuar fare, duke shtuar “nuk kam asgjë për të shtuar”.

Gjykata Penale në Shkup muajin e kaluar dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.

Zaev po ashtu ka folur edhe votën pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ai premtoi mbështetje në këtë drejtim duke shtuar se “Kosova duhet të dijë që Maqedonia e mbështet në krejt këto procese Kosovën, por ne e kemi edhe shtet fqinjën edhe Serbinë”.

Më pas Zaev tha se është Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie pozitive e konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet.

“Folëm për detyrimet dhe projekte e përbashkëta mes dy shteteve për rrugën Prishtinë me Maqedoni edhe për pikën e kufirit në Bellanoc”.

Ai më tej shtoi se me Kosovën kanë 19 marrëveshje dy palë dhe 16 dokumente e presin edhe 20 marrëveshje të tjera.

Kryeministri maqedonas tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe për këtë janë zotuar që do të ndihmojnë njëra-tjetrën në këtë rrugë.

“Jemi këtu për të shkuar një hap para: të hapim mundësi të reja për promovim dhe thellim të marrëdhënieve tona bilaterale. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”.

160 milionë euro arrijnë shkëmbimi tregtar e synohet të arrihet në 200 milionë premtoi kreu i ekzekutivit maqedonas.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim mes të dyja shteteve e sidomos mes bizneseve, raporton EO.

Zaev tha se ka ftuar Haradinaj që vitin e ardhshëm të takohen në një mbledhje të përbashkët.

Kurse Haradinaj tha se qeveria është e nderuar  me vizitë e homologut të tij dhe kabinetit qeveritar. Vizitë të rëndësishme e quajti ai, ngase dy shtet i lidh vizioni euro-atlantik.

“Sot kemi marrë shumë obligime që do të finalizohen në takimet e radhës mes dy qeverive në të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve”.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takohet edhe presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Në delegacionin e qeverisë së Maqedonisë, janë edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski, dhe ministri i angazhuar për diasporë, Edmond Ademi.

Të ngjashme