Zafir Berisha-Kurtit: Çu grahi punës, se me këtë logjikë maoiste ki me falimentu shtetin

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë deklaroi se ata që e kritikojnë për krizë energjetike duhet “të shikohen në pasqyrë”.

Berisha, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në facebook, ka thënë se me një logjikë të këtillë Kurti mund ta falimentojë shtetin.

“Shoku Al-bin para se mu ju thën të tjerve “shiqonu në pasqyr” për krizën energjetike, duhet me ditën se ka vite që gjeneratorët (agregatët) janë vendosuar nëpër muze si relikte të të kaluarës!”, shkroi ai, duke ia bashkëngjitur një fotografi të qirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme