Zafir Berisha po thotë se Albin Kurti i hipnotizon njerëzit

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Ish – deputeti Zafir Berisha, ka bërë një shkrim në rrjetin social në Facebook me pretendimin se Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, e ka hipnotizuar një pjesë të shoqërisë kosovare.

Për t’i dhënë forcë këtij pretendimi Berisha ka përmendur dy shembuj të ndryshëm. I pari ndërlidhet me një grabitje të një portofoli me të ardhura nga një dyqan – ku dyshohet se hipnoza është përdorur si metodë – dhe e dyta me mënyrën se si gjermanët kanë mbështetur ideologjinë naziste të Adolf Hitlerit.

Ai ka akuzuar këtë parti politike edhe për gjuhë përçarëse dhe për shërbim ndaj interesave ruse.

Statusi i plotë:

Për ata që mendojnë se fluturon traktori e jo aeroplani, kur ju thotë shefi!!!

Londër, dhjetor 2014. Një kamera survejimi xhiron këtë skenë: një njeri hyn në dyqanin e Aftab Haider, flet me të për disa çaste, më pas i fut duart në xhepa i merr portofolin me të ardhurat e xhiros ditore, dhe pastaj largohet. Të nesërmen, gazetat dhe faqet e internetit folën për “grabitje nën hipnozë”. Nuk është hera e parë që ndodh: por me të vërtetë, do të pyesin shumë njerëz, përmes hipnozës a mund të shdërrohen njerëzit në kukulla pa asnjë vullnet?

Hiptontizimi i një pjese të shoqëris nga Albini dhe sekti i tij politik, ka bërë që sot në Kosovë të kemi një përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilëm gjendemi si shoqëri!

“Hipnotizimi është një gjendje e ndërgjegjes njerëzore që ndryshon nga gjendja e zakonshme mendore. Llogaritet si trans mendor, që shënon një nivel tjetër të vetëdijes”.

Ofendimet, shpifje dhe linqimet e stilit “gebelsian”, si dhe gjuha përçarse që po përdoret nga të hipnotizuarit e Albinit në drejtim të atyre që nuk mendojn si ata, nuk është e rastësishme, kjo i ngjan Gjermanis së viteve 30 të shekullit të kaluar…!

Të vebuar për pushtet, të hipnotizuarit e Albinit dhe LVV, pa vetëdije vazhojn ti shërbejn agjendeva serbo-ruse në raport me zhvillimet politike në Kosovë dhe për Kosovën, duke rrecituar vjersha të mësuar përmendsh nëpër konferenca shtypi me të cilat tentohet që të “bindin” qytetarin se uji rrjedhë përpjetë e jo teposhtë!

Zafa

Të ngjashme