Zafir Berisha: VV-ja po paraqitet se nuk di asgjë rreth propagandës serbe-ruse

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po paraqitet se nuk di asgjë rreth propagandës e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse.

Sipas tij, dezinfektimi i kësaj dukurie është shumë jetike për shoqërinë kosovare.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Një grumbull mbetjesh primitive në shoqërinë tonë, janë bashkuar në një sektin politik dhe për vite të tëra praktikojnë propaganda të modelit Joseph Goebbels për të linçuar rivalët politik, në përpjekjet për t’i bërë “lavash trurit” të militantëve me qëllimin për me i manipuluar dhe pastaj me i përdorën në ambiciet djallëzore të sektit të tyre!

“Shpëlarja e trurit” është dukuri të cilës as shkenca për momentin nuk është duke i dhënë përgjigje, prandaj dezinfektimi i kësaj dukurie është shumë jetike për shoqërinë kosovare.

Gjithë kësaj propagande e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse e për të cilën VV po paraqitet se nuk di gjë, duhet t’ përgjigjemi sipas një thënie popullore “pyka e drurit e qanë drurin”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme