Zafir Berisha: Zgjedhje të orkestruara nga ata që kanë “hangër” kundër Nismës

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Zafir Berisha, ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë të orkestruara nga ata që kanë pasur qëllim kundër partisë së tij, e që nuk janë ndalur duke “hangër” kundër kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se mos procesimi i rezultateve nga qendrat votuese në Billushë, Vlashnje e Petrovë në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bëhet me qëllim për t’iu dhënë material dashakëqijve të Nismës.

“Bartja e votave në qendrën votuese 2042 A, 2001A në qendra tjera votuese në Prizren nga Nisma me nr.122 në subjektit nr.121 është tregues se dikush është i interesuar të krijojë opinion të gabuar me vetëdije”, ka shkruar Berisha.

Edhe pse dita zgjedhjeve nuk është përciellë me parregulësi si nga e kaluara, ato nuk kaluan edhe pa probleme që po delë…

Gepostet von Zafir Berisha am Dienstag, 8. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme