Zbardhet axhenda e Samitit të Sofjes për Ballkanin

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes i cili do të zhvillohet të martën në 10 nëntor dhe do të drejtohet nga Bullgaria e Maqedonia e Veriut.

Treshja që do të hapë zyrtarisht samitin që mbahet në kuadër të Procesit te Berlinit është kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu ( gjatë 2 viteve të fundit RCC është një prej institucioneve me të rëndësishme në rajon) dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi.

Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta dhe ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emmannuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi Gjukanovic.

Vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i tregut të përbashkët rajonal.

Të ngjashme