Zbatimi i marrëveshjes së dialogut, Kurti pret në takim Lajçakun

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 17:15 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Lajçak të mërkurën ka arritur në Kosovë, për të zhvilluar takim treditor me krerët e shtetit të Kosovës.

Fillimisht ai vizitoi Zyrën e BE-së, ndërsa të enjte do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca ku siç është njoftuar nga Kuvendi, takimi pritet të mbahet në ora 8:45.

Lajçak gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politik, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe medieve.

Ai planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

No description available.

Të ngjashme