Zbatimi i MSA-së ngec gjatë pandemisë, deputetët kërkojnë departament të veçantë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 12:05 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë në mbledhjen e radhës ka aprovuar Planin e Punës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Arben Gashi ka kërkuar njësi ose departament të veçantë që merret me MSA-në.

“Duhet të krijohet një njësi-departament që është në funksion të Komisionit. E shohim pastaj sa njerëz të marrim”.

Kurse deputetja e PDK-së Blerta Deliu Kodra ka thënë se edhe në rajon ka lloj të tillë të njësisë, duke shtuar se ka pasur  ngecje në zbatim të MSA-së sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Të kërkojmë nga Qeveria matrica të sakta se deri ku ka mbërritur zbatimi”.

“Kemi pasur ngecje në zbatimin e planit të veprimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, sidomos gjatë kohës së pandemisë. Kërkojë trupë të veçantë më ndihmuar këtë proces”.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, tha se Plani për MSA-në është tërhequr edhe pse ka qenë i gatshëm në kohën e Qeverisë Kurti, prandaj edhe institucionet janë prezantuar shumë keq para BE-së.

“Është një dokument shumë i rëndësishëm që është punuar nga Qeveria Kurti dhe ka qenë e gatshme. Ju keni tërhequr PKZ MSA-në dhe e keni sjelle të riun më vonesa. Ne para BE-së kemi me dal shumë keq sepse nuk kemi realizuar asgjë”.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se duhet që të kthehen në Plan projektligjet e tërhequra nga Qeveria.

“Projektligjet e hequra nga ky program nga kjo Qeveri duhet të shtohen prapë. Kam vërejtje që ministria e Integrimit duhet të jetë siç ka qenë jo të ekzistoj si zyrë brenda kryeministrisë”.

Të ngjashme