Zbatimi i ligjit për sigurime shëndetësore fillon në janar

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 10:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Fondet Pensionale të Kosovës, ku me këtë mundësohet zgjerimi i investimeve të mjeteve në letra me vlerë në institucione financiare.

Po ashtu, Qeveria miratoi edhe propozim-vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor të obligueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani e arsyetoi këtë vendim, ku tha se këshilli përgatitor ka konstatuar se janë nxjerrë të gjitha aktet nënligjore, dhe ky vendim mund të zbatohet nga 1 janari i vitit 2017.

“Ky vendim i Qeverisë vjen pas kërkesës së bërë ditë më parë nga Këshilli Përgatitor për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili kishte kërkuar që Qeveria të miratojë fillimin e mbledhjes së premiumeve, që është i përcaktuar në Ligjin nr. 04-L-249 për Sigurime Shëndetësore, pas plotësimit të parakushteve për zbatimin e sigurimit shëndetësor të obligueshëm”, tha ministri Rrahmani.

Edhe kryeministri, Isa Mustafa theksoi rëndësinë e këtij vendimi për sigurimet shëndetësore.

Ai tha se ky vendim ka përkrahjen e Qeverisë.

Qeveria po ashtu, ka miratuar propozim vendimin për shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë dhe shpërbërjen e Komisionit Ndërministror për Udhëheqjen e projektit për zhvillimin e Brezovicës.

Ministrja e MTI, Hykmete Bajrami tha se janë duke punuar për një plan B për privatizimin e kompleksit Brezovica.

Të ngjashme