Zbehet nevoja urgjente për miratim ligjesh

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kur e kishin me ngut mblidheshin edhe në orët e vona.

Madje, deputetët e mazhorancës i shihnin të arsyeshme takimet e natës.

Por, veç katër seancave – ajo për amandamentimin e Ligjit të Zgjedhjeve (që dështoi më pas), ato të zgjedhjes së Qeverisë dhe Presidentit si dhe e votimit të komisioneve – deputetët nuk u mblodhën më për të diskutuar për asnjë temë.

Mosmbajtja e seancave për një mori çështjesh të rëndësishme që po presin po shihet e paarsyeshme nga monitoruesit e punës së legjislativit.

Gjatë kësaj jave, deputetët u koncentruan më shumë në konstituim të komisioneve. Në mbledhjet e tyre si nga pozita njëjtë edhe nga opozita u tha se nuk po mund të procedojnë me punë si shkak i mungesës së agjendës legjislative.

Emir Abrashi nga “Democracy Plus” thotë që deputetët mund të thirrin seanca me 40 nënshkrime.

Të ngjashme