Zbulohet arsyeja e djegies së veturës së Mefail Bajqinovcit

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Më 22 shkurt 2021 deputeti Mefail Bajqinovci kishte raportuar se vetura i ishte përfshirë nga zjarri.

Pas ekspertizës së veturës është konstatuar se deri te shpërthimi i zjarrit në këtë automjet ka ardhur si pasojë e defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik për një rast i cili ka ndodhur më 22 shkurt 2021, lidhur me raportimin në polici për djegien e një automjeti të tipit Jeep me ngjyrë të zezë, me numër të targave 01-524-NA, pronar i të cilës ishte deputeti M.B.

Lidhur me këtë rast, prokurorja e çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti. Me urdhër të njëjtës është bërë super ekspertizë rreth shkakut të zjarrit të automjetit në fjalë.

Pas ekzaminimit të hollësishëm nga grupi i ekspertëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është konstatuar se deri te shpërthimi i zjarrit në këtë automjet ka ardhur si pasojë e defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike. Problemet në sistemin elektrik kanë ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike)”.

Digjet vetura e zyrtarit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci – Gazeta  Populli

Të ngjashme