Zbulohet busti i ish-sekretares Albright: Faleminderit që më keni bërë kaq të gjatë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 15:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është zbuluar busti i ish sekretares së Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright afër monumentit të “New Bornit” në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Këtë bust e ka zbuluar vet Albright, bashkë me ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton.

Para të pranishmëve sekretarja Albright i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i bënë asaj në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO.

“Do të doja të ju falënderoja të gjithëve për këtë ndier. E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo shtë Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë”.

Tutje ajo ka thënë se ndjehet krenare që është në Kosovë.

“Jam shumë krenare që jam këtu. Nuk kam lindur në ShBA. Por ShBA-ja është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sot u zbulua busti i një njeriu që çdo qytetarë e ka në mendje dhe shpirt.

Ai tha se ky bust do të jetë i përjetshëm për qytetarin e Kosovës.

“Sot është një moment i veçantë dhe historik për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Sot zbuluam edhe busti i njeriut që e kemi në mendje dhe shpirt secili nga ne çdo herë prandaj ky bust do jetë i përjetshëm për qytetarin e Kosovës, siç është edhe shtatorja Bill Clinton, gjithashtu sheshi “Gjorgj Bush”, e shumë personalitete të ShBA-së”, tha Thaçi.

Busti i Albright i punuar nga skulptori Luan Mulliqi është zbuluar në kuadër të shumë aktiviteteve që po organizohen me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it.

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë është zhvilluar ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te busti i ish-sekretares Madeleine Albright.

Nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” është mbajtur tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Përurimi i bustit të ish-sekretares Madeleine Albrigh

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 12. Juni 2019

Të ngjashme