Zëdhënësi i BE-së: Dialogu vazhdon pavarësisht zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Puna për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdon. Kështu tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Se si do të ndikojë mbajtja e paralajmëruar e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të planifikuara për gjysmën e parë të 2021, në procesin e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, Brukseli vuri në dukje se puna për dialogun vazhdon.

“Ne do t’i shpallim takimet e ardhshme kur të vijë koha,” shtoi Stano.

Pas raundit të fundit të bisedimeve në nivel të ekspertëve midis Kosovës dhe Serbisë më 10 dhjetor, të dyja delegacionet njoftuan takimin e ardhshëm në nivelin teknik për fillimin e janarit në Bruksel.

Më 22 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi gjatë zgjedhjes së Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

Të ngjashme