Zëdhënësi i BE-së: Pas Washingtonit, bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se BE mori shënim epër nënshkrimin e sotëm të të marrëveshjes në Washington dhe theksoi se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse në Bruksel do të vazhdojnë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe standardet e BE-së.

“Ne morëm shënime për nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Tani ne presim të përshëndesim palët që do të vazhdojnë të punojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës gjatë fundjavës dhe javës tjetër,” tha Stano për Tanjug.

Të ngjashme