Zëdhënësi i PDK i përgjigjet Haki Abazit, e quan zhvatës fondesh

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 00:11 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Haki Abazi nga Vetëvendosje i cili duke kritikuar LDK-në për prishje të koalicionit, ka përmendur partinë më të madhe opozitare, PDK-në e cila sipas Abazit po e ndihmon rrëzimin e Qeverisë.

Bytyçi nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, e ka akuzuar Abazin si zhvatës të fondeve të shoqërisë civile ndërsa e ka porositur që mos ta përmend PDK-në në përplasjet që VV i ka me partnerin e saj, LDK.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së Avni Bytyçi:

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë luftën e ndytë që kanë filluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mu në kohen e pandemisë, e paska përmend edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Është mirë që ky përfitues e keq-përdorues i fondeve të dedikuara për shoqërinë civile të mos na ngatërroj në krizën politike që e kanë filluar me LDK-në.

Partia Demokratike e Kosovës, refuzon me përbuzje çfarëdo pjesëmarrje në krizën Tuaj politike me LDK-në.

Fokusi ynë i vetëm në këto rrethana, është te qytetari i Kosovës dhe ekonomia e vendit që janë duke u ballafaquar me pandeminë e virusit covid-19.

Jeni thjeshtë të neveritshëm, ju nuk e meritoni asnjë moment të qëndroni në krye të institucioneve. Kjo qeveri ka ra, për fat të keq në rrethanat më të këqija, por PDK do të vazhdoj të qëndroj me qytetarin. Në opozitë edhe pas rënies së kësaj qeverie.

Marre ju qoftë!

Të ngjashme