Zëdhënësi i PDK-së për Kurtin: Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmeve se kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për deputete në listën e këtij subjekti,  Vjosa Osmani. Ai tha së të dy janë zmbrapsur nga vizita e tyre në veri të vendi për shkak të reagimit të disa serbëve.

“Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zmbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turistike në veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejnë punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!”, ka thënë  Bytyqi.

Kujtojmë që sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, derisa e kanë vizituar Mitrovicën kanë ecur këmbë edhe në Mitrovicën e Veriut.

Ata kanë hasur në  dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët. 

Të ngjashme