Zyrtari i PDK-së thotë se s’do të kenë konferencë për medie, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Zyrës për Informim i PDK-së, Bashmir Xhemaj ka thënë se kjo parti nuk do të mbaj konferencë për medie  teksa ka kërkuar mirëkuptim për situatën në të cilën gjendet Kosova, raporton Ekonomia Online.

Ky reagim i tij ka ardhur pasiqë numër i madh i medieve janë mbledhur para selisë së kësaj partie, pas konfirmimin të aktakuzës nga Specialja ndaj Kadri Veselit.

“Ju lus që të largoheni sepse nuk do të mbajmë konferencë për medie”.

“Ju lutem për mirëkuptim në të cilën po kalon PDK dhe vendi në përgjithësi”, tha Xhemaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme