Zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri dhe stafi i tij nesër kthehen në punë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe stafi i tij kthehen nesër në punë, pasi që zyrtari që dyshohej se kishte kontake me persona të prekur nga Coronavirus rezultoi negativ.

Kryeziu ka thënë për Ekonomia Online, se zyrtari i cili është dyshuar se është prekur me Coronavirus ka qenë shoferi i ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka.

“Të gjitha rastet e testuara kanë dalë negativ me Coronavirus. Kryeministri dhe i gjithë stafi nesër kthehen në punë”, ka thënë Kryeziu për EO.

Ndryshe ore më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga sot do të jetë në vet-izolim.

Kurti përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19

Të ngjashme