Zëdhënësi i Qeverisë: Nuk ka pasur takim mes Kurtit e Osmanit

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Në medie është raportuar për një takim mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani, i cili thuhej se ishte zhvilluar në zyrën e kësaj të fundit në Kuvend.

Ky takim të paktën deri më tani nuk është planifikuar të ndodh sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai tha për Telegrafin se kryeministri Kurti është në zyrën e tij për momentin, dhe se sapo ka përfunduar një takim pune me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

“Kryeministri për momentin është në zyrën e tij, sapo përfundoi një takim pune me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë. Deri më tani nuk ka të paraparë ndonjë takim me kryetaren e Kuvendit”, tha Kryeziu.

Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, të mbajtur të mërkurën, ishte Vjosa Osmani ajo që kishte votuar kundër inicimit të mocionit tëë mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme