Zëdhënësi i Qeverisë për qëndrimin e Kurtit në Athinë: Shpenzimet i mbulon organizatori

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, është deklaruar rreth qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti, në Athinë të Greqisë, teksa shumë media kanë shkruar për shpenzimet në hotelin ku po qëndron.

Kryeziu thotë se është hera e pestë që Kurti merr pjesë në dy konferencat “The Economist” dhe atë të Simpoziumit Symi dhe se shpenzimet mbulohen nga organizatori, njofton Klankosova.tv.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit”.

“Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herëve të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Të ngjashme