Zëdhënësi i VV–së për marrëveshjen e Washingtonit: Është e dëmshme dhe e rrezikshme – gabim që u largua termi “Republikë”

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se delegacioni i Kosovës ka gabuar që ta largojë nga përdorimi termin “Republikë”.

“Ky është një gabim fillestar që Kosova vazhdimisht e ka bërë në nënshkrimin e marrëveshjeve. Eliminimi i termit “Republikë”, dhe referimi i saj me vetëm Kosovo (Pristina) në dokumente zyrtare është kërkesë ekskluzive e Serbisë. Ajo, përmes kësaj forme arrinë që as mos ta diskutojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës në dokumente në të cilat është palë”, është shprehur ai.

“Pikërisht duke iu referuar Kosovës pa emërtimin republikë, ajo e trajton atë vetëm si territor, shtrirje gjeografike ose njësi administrative. Në këtë mënyrë, Serbia arrinë ta mirëmbajë çështjen e Kosovës si çështje të brendshme të saj”.

“Prandaj kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e rrezikshme. Kosova edhe një herë, duke u përfaqësuar nga individë pa përgatitje, pa planifikim, dhe pa legjitimitet, në një proces pa parime dhe pa synime të dakorduara paraprakisht, doli nga bisedimet më pak se që ishte në fillimin e tyre”.

Të ngjashme