Zëdhënësi i VV-së: Të dëshpëruarit po i kundërpërgjigjen raportit të UNDP-së me llafe të çarshisë

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar në lidhje me raportimet se partia në pushtet ka pësuar rënie në sondazhe. Fjalët se sondazhi i fundit e ka rënditur VV 12% më pak në krahasim me zgjedhjet nacionale, Manxhuka i ka quajtur si “llafe të çarshisë”.

Tutje, ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se kjo tregon përqindjen e dëshpërimit dhe se vijnë si kundërpërgjigje ndaj raportit të UNDP-së që e rënditi Qeverinë Kurti më lartë në besueshmëri në krahasim me qeveritë e kaluara.

“E kupton edhe përqindjen e dëshpërimit kur i kundërpërgjigjen raportit të UNDP-së me llafet e çarshise”, ka shkruar Manxhuka.

Kujtojmë që Raporti i UNDP-së i publikuar sot, ka treguar se 59.1% e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me punën e Qeverisë Kurti II.

“Kënaqshmëria e regjistruar me performancën e kabinetit të ekzekutivit është 59.1%, gjë që përbën një rritje prej 37.8 pikë përqindje në krahasim me anketën e dhjetorit 2020 kur kjo vlerë ishte 21.3%”, thotë raporti i UNDP-së, Matja e Pulsit 2020-21”, thuhet në Raportin e UNDP-së.

Të ngjashme