Zëdhënësja e PSD-së: Besnik Bislimi bëri edhe një tjetër gabim në kalkulim

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, për ndarjen e ndihmave nëpër komuna.

Duke e komneutar një deklaratë të Bislimit në interaktiv më datë 7 maj, Kuçi thotë se është e papranueshme që komuna e Deçanit të marrë ndihma më pak gjatë këndelljes nga pandemia, për shkak se nuk ka të infektuar me Covid 19.

Kuçi, që është edhe asambliste në Kuvendin Komunal të Deacanit, thotë se kjo komunë ka qenë e mbyllur njësoj si cdo tjetër, rrjedhimisht dëmet ekonomike i ka pasur si cdo qytet tjetër i Kosovës.

Shkrimi i plotë i zëdhënses së PSD-së:

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, bëri një diskriminim kalkulimi, një gabim, për të cilat tashmë po njihet.

Tha që Komuna e Deçanit do të marrë ndihma më pak sepse nuk ka të infektuar, ani pse Deçani, si çdo Komunë tjetër, ka qenë i mbyllur dhe ka pësuar humbje ekonomike si çdo Komunë tjetër.

Ministri Bislimi, si kalkulant i ftohtë, arriti të anashkaloj një Komunë të tërë, me plot qytetarë e biznese që mbeten pa punë prej vendimeve të qeverisë së tij dhe, pa hezituar, iu tha që për ta ndihma nuk do të jetë e barabartë anipse dëmet që do t’i bartin mbi supet e veta do të jenë të barabarta me çdo qytetar të Kosovës.

Qytetarët e Deçanit nuk janë numra për t’i kalkuluar, po njerëz që kanë humbur shumë gjatë këtyre muajve të pandemisë dhe rimekëmbja po iu vështirësohet.

Dinjiteti dhe mirëqenia ka kuptim kur vlen për të gjithë, barabartë, pa dallime e diskriminime, pavarësisht numrit të të infektuarëve.

Të ngjashme