Zëdhënësja e PSD-së ka folur pas aksionit të sotëm

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka folur për aksionin e kësaj partie gjatë ditës së sotme.

Ajo ka thënë se buxheti i kompanisë KESCO është rritur nga 75 në 90 milionë euro në një mbledhje të parregullt të shtunën mbrëma.

“Veturave të Qeverisë sot ua vendosëm tabelat treguese. Të shtunën mbrëma, në një mbledhje të parregullt dhe pa asnjë shpjegim, buxheti për kompaninë KESCO u rrit nga 75 në 90 milionë. Ende pa vendim të ZRrE-së për çmimin dhe pa asnjë zhvillim të ri, 15 milionë u shtuan”, thuhet në postimin e Kuçit në rrjetin social Twitter.

Ajo ka pyetur pse ka ndodhur një gjë e tillë pasi që ende nuk është marrë vendim zyrtar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Të ngjashme