Zëdhënësja e VV-së arsyeton “talljen” me PSD-në

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 22:38 | Nga

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, i është kundërpërgjigjur ish-kolegëve të saj partiakë, të cilët sot janë bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate, pas reagimit të tyre për talljet me ta.

Disa zyrtarë të Vetëvendosjes sot kanë përqeshur PSD’në, për logon e re të partisë, por edhe për vendin e mbajtjes së një tubimi.

Kjo nuk i ka pëlqyer anëtarëve të rinj të SPD’së, të cilët kanë sulmuar ish-partinë e tyre.

Por, për zëdhënësen e VV’së, talljet me ta kanë qenë të pashmangshme.

“Pasi të furnizojnë me material për tallje masive me secilin veprim: me logo, me hotel, me diamanta, me trëndafila plastikë, ankohen ‘Po ju pse po merreni me ne’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Po sepse për fat të mirë nuk na është shu aftësia për t’u çuditur e as ajo për të qeshur”, ka shtuar ajo.

“Njëra është element i rëndësishëm i mendimit e tjetra është thjesht e pashmangshme”, ka përfunduar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme