Zëdhënësi i Qeverisë për reciprocitetin: Serbia s’duhet të ndihet në siklet, synojmë barazi

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 14:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ende nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, duke shtuar se varet nga parimet, raporton Ekonomia Online.

Kryeziu tha se Serbia nuk duhet të ndihet në siklet, pasi përmes reciprocitetit krejt çka dëshiron Qeveria të garantojnë është barazi për qytetarët e Kosovës.

“Reciprociteti nuk është nocion i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor për shtetet. Këtë askush nuk mund ta kontestoj, ne jemi të interesuar për barazi tek shtetet, që të garantoj që qytetarët të trajtohet në mënyrë të barabartë, askush nuk duhet të ndihet ne siklet nga reciprociteti. Si këto vendime që janë marr sot shumë të rëndësishmë, unë vlerësoj, se do të ketë në ditët në vazhdim, nuk ka një datë të caktuar”, tha ai.

Të ngjashme