Zeka: 9 deputetë të VV-së i bashkohen Haradinajt

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 23:32 | Nga

Deputetët “rebelë” të Lëvizjes Vetëvendosje mund t’i bashkohen Qeverisë Haradinaj ditët në vazhdim.

Kështu të paktën thotë deputeti i koalicionit qeverisës, Milaim Zeka, i cili me një siguri të madhe tha se disa deputetë të VV’së do t’i bashkohen Qeverisë.

‘9 deputetë të VV’së do të vijnë te ne. Do të bashkohen me Ramushin. 90% ka mundësi’, ka thënë Zeka në Tv Dukagjini.
Këto deklarata të Zekës vijnë disa javë pasi një grup deputetësh nisën iniciativën për krijim të grupit të veçantë parlamentar.

Ndryshe, deputetët e dorëhequr nga postet brenda VV’së e kanë lënë të hapur idenë për parti të re, e që nuk është përjashtuar bashkëpunimi me parti të tjera

Të ngjashme