Zeka akuzon VV-në se po zbaton planet e Beogradit

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 12:17 | Nga

Deputeti i NISMA-së për Kosovën , Milaim Zeka ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Zeka ka thënë që sulmi ndaj tij nuk është bërë nga Krasniqi,  të cilin e ka quajtur pijanec dhe narkoman, por është sulmuar nga deputeti i VV-së, Albin Kurti.

Më tutje, ish-gazetari, Zeka ka akuzuar Vetëvendosjen se po zbaton planet e Beogradit për të shkaktuar luftë civile në Kosovës.

Mbrëmë gjatë një emisioni në Klan Kosova, pas një debati me gjuhë të ashpër nga të dy deputetët, Krasniqi sulmoi Zekën, fillimisht duke e gjuajtur me ujë më pas edhe me grusht.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Te dashur qytetare, te gjithe ju qe jeni shqetesuar, edhe ju qe jeni gezuar

Sulmi i djeshem ndaj meje, eshte sulm ndaj demokracise anarkiste qe eshte instaluar ne Kosove.
Mbrame, nuk me ka sulmu Frasher Krasniqi, narkoman dhe pijanec. Mbrame nuk me ka sulmu as kryerrugaçi, Fisnik Ismajli, djali i Muharrem Ismajlit, jarani ma i ngushte i kasapit serb, Millosheviç. Fisi ashte rrite ne preherin e Millosheviçit, keshtu qe sharjet, fyerjet, denigrimet, kercenimet, i ka mesime prej axhes Millosh!
Mbrame jame sulmuar direkt nga i semuri mental, Albin Kurti, dhe disa qe po ja mbajne zhagun. Kjo parti kmereve te kuq, qe ne mbeturinat e saje jane zhytyr deri ne fyt ish miqte e mi, si Glauk Konjufca, Liburn Aliu, me baballaret e te cileve kemi qene ne ilegale. Me ka sulmu Albulena Haxhiu, gjyshi i te ciles, i madhi baci Ahmet, ka ardhur ilegalisht per te me takuar ne Zurich te Zvicres.
Mbrame me ka sulmu Rexhep Selimi, te cilin e kam mbrojtur ne lufte e ne paqe. Ja kam mbrojtur edhe familjen kur pa te drejte i eshte sulmuar!
Deshiroje t i them Albin Kurtit vetem nje gje: E di qe keni ba pare, sepse po ju furnizon Turqia, Beogradi e Moska. E di qe je duke i zbatu planet e Beogradit per me shkaktu lufte civile ne Kosove. E di qe tana mjetet po i perdorni per me ba hallakame Kosoven. E di qe çdo recept te UDB es serbe je duke e zbatu. Ama dije qe je i lige, ne zemer, ne mendje, dhe ne shpirt.
Dije qe qytetaret e Kosoves shpejte kane me kuptu, se ashtu si Millosheviçi qe e shkaterroi ish Jugosllavine, duke u thirrur ne “unitet” e “bashkim”, edhe ti po e shkaterron Kosoven duke u thirre ne “bashkim kombetar”, e patriotizem fallc.
Albin, jo Frasherin, po edhe 100 te tjere merri ne Parlamen, kot e ke. Faktet qe kam me i nxjerre kunder teje dhe disave, bash kane me ju ba me fole vetemevete!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme