Zeka: Albin Kurti e Albulena Haxhiu takuan disa herë fshehtas kryeprokurorin e Speciales, i kerkuan të veprojë

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Milaim Zeka pretendon se Albin Kurti pasi është bërë kryeministër është takuar disa herë fshehurazi me kryeprokuroin e Gjykatës Speciale. Takime të tilla, Zeka thotë se ka pasur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Siç shkruan Zeka në një tekst ku ia numëron Kurtit ndryshimet e qëndrimeve për dialogun, taksën dhe Gjykatën Speciale, në takimet e realizuara me kryeprokurorin e Speciales kreu i qeverisë ka kërkuar të fillojnë veprimet nga Gjykata, raporton Gazeta Express.

Në këtë shkrim Zeka tutje ka përmendur edhe Josep Borellin si ndërmjetësues të koalicionit LDK-VV, dhe thotë se për një gjë të tillë mund të flasë edhe Lutfi Haziri.

“Pasi eshte bere kryeminister, Albin Kurti i cili sipas tije shquhet per “ transparence”, kur nuk ka folur per takimet e fshehta me Kryeprokurorin e kesaj Gjykate. Nuk ka folur per bisedat qe i ka pasur, e mbi te gjitha kerkesat e tije ndaje Gjykates “qe te filloje me vepru”. Takime te ketij niveli ka pasur edhe Ministreja e Drejtesise, Albulena Haxhiu. Pse nuk i kane fole opinionit per keto takime, si dhe kumaren e arritjes se koalicionit me LDK-ne, qe eshte spanjoli Borrel, duhet ta thone ata. Mundet edhe Lutfi Haziri me tregu, ose me demantu kete punen e Borelit, ama Gjykata Speciale ngelet kutia e sekretit te kesaje qeverie…!!!”, ka shkruar Zeka.

Të ngjashme