Zeka: Anton Quni ka të drejtë

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 10:25 | Nga

Milaim Zeka, deputet në parlamentin e Kosovës, në një intervistë dhënë Arbresh.info, ka thënë se është e vërtetë se ka pasur keqpërdorime të fondit “Vendlindja thërret” dhe të 3 %, këtë e dinë të gjithë, sipas tij.

Ai thotë se Xhavit Haliti duhet ta pranojë se ka marrë para në atë kohë dhe se Anton Quni ka të drejtë.

Ndërsa shton se me një pjesë të atyre parave janë paguar krerët politikë të Shqipërisë në mënyrë që të lejojnë që të kalojë një maunë me armë përmes Shqipërisë.

E që, sipas Zekës, tash këta politikanë thonë se janë patriotë.

“Pjesa historike ma e ndritshme është lufta, por po flasin aktorë që kanë qenë kundër luftës dhe nuk po përfshihen kontribuuesit e drejtpërdrejtë në luftë. Vetë fakti që në sot po bëjmë intervistë lirshëm pa u frikua kjo është fitorja më e madhe, por është bërë boll duke e akuzuar njëri-tjetrin pa bazë, që ka pasur keqpërdorime të fondit vendlindja thërret dhe 3 përqindëshit, këta të gjithë ne e dimë që kemi qenë pjesë në atëkohë”.

“Që ka marrë para Xhavit Haliti është më se e vërtetë. Ai ka marrë 8 milionë apo sa ia argumentoj edhe unë, por ai reagoi pa të drejtë. Mu më ka tregu një dokument Anton Quni ku Ahmet Krasniqi ka nënshkrua për para me ia dhënë Xhavit Haliti, dhe asgjë nuk u kanë marre e me dal me thanë se i kom marr sepse ato i kam marrë për ushtarë a nëse ka marrë pare privatisht e i ka keqpërdorë atëherë duhet ta ndijë vetën keq. Duhet të dalë Xhavit Haliti dhe të tregojë se sa para ju kanë dhënë krerëve politikë të Shqipërisë që sot paraqiten patriotë, prej Fatos Nanos e teposhtë. Në polemikën me Arben Gashin, ai e ka gabim a që Xhaviti i ka ra e nuk ka rrëshqit kjo është e vërtet”.

Të ngjashme