Zeka: Evropa po synon të prish Kurtin me amerikanët

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës dhe reagimin e ShBA-së dhe Brukselit, raporton Ekonomia Online.

Zeka përmes një statusi në Facebook ka thënë se Evropa me deklaratën që e përshëndet vendimin për heqjen e pjesshme të taksës po synon të prish Kurtin me amerikanët.

Ky është statusi i plotë:

Dallimet e Amerikës dhe Brukselit për Kosovën

Ne raport me Kosoven, historikisht, perveç Gjermanise, Austrise dhe Anglise, pjesa tjeter e Europes, ose ka pasur qendrim neutral, ose ka qene ne anen e Serbise.

Ne anen tjeter, ShBA, gjithemone, vetem ne rastet kur ne i kemi rene bukes shqelem, kane qene ne anen tone. Deklarata e nje zedhenesi te Brukselit rreth gjoja “pershendetjes te vendimit te Kurtit per heqejen e pjeserishme te taxes” ka dy qellime: 1. Ta fuse Kurtin ne rruge pakrye. 2. Te krijoje ftoheje te mardhenjeve mes Kosoves dhe Amerikes.

Forte duhet me kane budalle me tri diploma me i besu asaje qe thote ai zyrtari i Brukselit. Me na dashte Brukseli nuk na kishe mbylle ne karentine qe 20 vite, bane be coronavirusin e kemi.

Qeveria nuk duhet me pase asnje dileme ne degjimin blanko te Amerikes, Gjermanise, Britanise se Madhe, dhe te gjithe atyre qe na mbeshtesin…

Të ngjashme