Zeka i reagon ashpër Vulinit pasi ky i fundit fyu presidenten Osmani

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar ndaj fyerjeve neveritëse që ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka lëshuar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Po i them Vulinit se zorra e trashe e presidentes tone eshte me intelegjente se sa truri juaj” shkruan Zeka në reagimin e tij në Facebook.

Madje sipas Zekës, është krenari të marrësh ofendime nga një person si Vulini.

Postimi i plotë:

Vulini i Serbise e ka fy Presidenten e Kosoves

Ministi i PB te Serbise, Aleksander Vulin, e ka fyer Presidenten Vjosa Osmani, duke u tallur me pamjen e saje. Po i them Vulinit se zorra e trashe e presidentes tone eshte me intelegjente se sa truri juaj.

Ne funde te fundit, me te fy Vulini, eshte krenari.

Të ngjashme