Zeka: Jap votën për rrëzimin e Qeverisë, jo për taksën

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti, po përcillet me diskutime të ashpra ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se ndjehet i zhgënjyer me mënyrën e komunikimit të iniciuesve të seancës së sotme me partitë tjera.

Zeka thotë se është i gatshëm të japë votën për rrëzimin e Qeverisë, por jo për taksën.

“Unë nuk foli në emër të NISMA, nuk jam anëtar i saj, jam krenar që jam zgjedh prej saj, si deputet i Kosovës kurdo ua dhe votën edhe për rrëzimin e qeverisë në shtator,  por jo për taksë. I bëj thirrje presidentit ta zhbllokoj KQZ-në dhe Albulenë hatri yt do ta nënshkruaj”, tha Zeka.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se vetëm koalicioni PAN është certifikuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij, Kuvendi është shndërruar si përgjërues duke e lutur kreun e shtetit të kryej punën e tij.

“Koalicioni pan është i vetmi subjekt i certifikuar nga KQZ. Po ndihem keq që Kuvendin e kemi shndërrua si përgjërues po e lusim presidentin me i kryer punët e tij, të lutem president ushtroje bre mandatin tënd, ne po shohim se presidenti po paraqitet pengesë por duhet bërë veprime kushtetuese me e zgjedh problemin. Vendosni parime që respektojnë akte dhe vendime kushtetuese nëse nuk na pëlqejnë i nderojmë ato por jo pazaret politike me i shndërrua në normë”, tha Selmanaj.

Sipas Selmanajt, presidenti me mosfunksionilizimin e KQZ-së, po e cenon punon e këtij institucioni.

“Ne sot po diskutojmë pse presidenti që 1 vjet nuk e ushtron profesionin e tij qe duhet ta kryej, mandati i presidentit nuk është dëshiruese se çka do apo nuk do me bë por me i kryer punët e tija kushtetuese dhe nëse nuk i bën atëherë përgjegjësia është kushtetuese. Presidenti i vendit duke mosfunksionalizu KQZ bën po e cenon këtë institucion, edhe anëtarët që janë emërua nga grupet parlamentare, po cenon të drejtën e partive politike me gëzu buxhetin e shtetit për të funksionuar”, shtoi Selmanaj, raporton Ekonomia Online.

Shefi i GP të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha se presidenti ka kërkuar vetëm nga një emër për KQZ, sipas tij, partitë po insistojnë ta kundërshtojnë atë dhe po dërgojnë dy emra.

“VV dhe LDK nuk po thuni pe dërgojmë një emër por dy, është e mundur ashtu sic thoni ju por unë besoj se kjo çështje nuk është e interpretuar nga gjykata kushtetuese dhe presidenti pasi që ka kërkuar vetëm një emër dërgojeni të tillë, presidenti nuk është që nuk po vepron por ju nuk po dërgoni vetëm një emër”, tha ai.

Por shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, replikoi duke thënë se LDK-ja dhe VV-ja nuk po e bllokojnë këtë çështje, por vetë presidenti. Sipas tij, ky i fundit kishte kërkuar dy nominime dhe ashtu kanë vepruar partitë.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 13, 2019

Të ngjashme