Zeka: Keni me e lypë dialogun e Hashim Thaçit

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Milaim Zeka ka folur për dialogun Kosovë- Serbi dhe ngjarjet që presin të ndodhin në javët në vazhdim.

Zeka ka thënë se nuk e ka pëlqyer asnjëherë se si ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi e bënte politikën e brendshme mirëpo sipas tij nuk ka  një të dytë si ai në politikën e jashtme për vendin.

“Plot kritika kam me politikën e Hashim Thaçit që e ka bërë brenda Kosovës. Mirëpo, sa i përket politikës së jashtme dhe dialogut me Serbinë, ai ka qenë më i miri. Mbane mend që kanë me lypë Hashim Thaçin për dialog me Serbinë, edhe s’kanë me gjetë”, ka thënë Zeka në Kanal10.

Bëjeni këtë para se të shkoni në shtrat për të hequr infeksionet.

“Albin Kurti do e fundosë vetën në dialog me Serbinë sepse ka dhënë fjalë të mëdha, e asnjë nuk do të mund ta mbajë”, ka shtuar ish-deputeti Zeka.

Të ngjashme