Zeka: Kërkesa për blerjen e telefonave, banale

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 11:41 | Nga

Deputeti i Nismës Milaim Zeka, përmes një statusi në Facebook ka thënë se kërkesa nga zyrtarë pranë kryeministrisë për të blerë telefona në vlerë prej tetë mijë euro, e ka cilësuar si banale.

Ky është statusi i plotë i tij:

“Kerkese banale, arrsyetim hala ma banal nga Zyra e Kryeministrit

Ashte ba nje kerkese nga zyrtare prane kryeministrise, qe te blehen telefona me vlere 8000 euro, ne kohen kur pacientet po vuajne neper spitale, qofte per nje xhilper.

Tani me thoni diçka: ku jane telefonat dhe laptopat e blere nga ish kryeministrat e kaluar?! A duhet qe bashke me detyren, te dorezohen edhe telefonat, edhe laptopat?! Nese jo, pse nuk merren edhe mobilet neper shtepi e banesa private?!

Atrsyetimi nga zyra e Kryeministrit, “se rrogat nuk na dalin me ble telefona” ashte teper banal, dhe shume qesharak perpara kesaj varferie extreme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme