Zeka: LAA e VV mund të nënshkruajnë koalicionin më 2 gusht

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 21:59 | Nga

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka paralajmëruar se një ditë para seancës konstituive të Kuvendit mund të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit LAA-VV.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimi i sotëm i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli me kreun e VV-së, Visar Ymeri është bërë me qëllim që të arrihet marrëveshja e koalicionit mes VV-së dhe partive në koalicionin LAA.

Postimi i plotë i Zekës:

“Me daten 2 gusht munde te lidhet koalicioni LAAN-VV

Pacolli eshte takuar sot me kryetarin e Levizjes VV, jo per “kafe” qysh deklaroi ai. Sa per kafe ma mire ishte taku me mu.

Qellimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht.

Pacolli ka garantuar kreret e VV se Isa Mustafa, do te pranoje kete oferte.

E gjithe kjo flet per nje krize te thelle nga te dyja anet. Po te ishin punet ne terezi ne kampin kundershtar te Ramush Haradinajte, takimi Pacolli-Ymeri, s ‘ kishte pse me ndodhe. Po te ishin punet ne teeezi ne çadrate e Isa Mustafes, s’kishte pse te pihej kjo kafe, s’do duhej qe Mimoza Kusari ta kritikonte Labinot Tahirin, i cili pas kesaj kritike lajmeroje “per dhimbeje veshkesh”, asnuk do kishte nevoje te norvozohej ish kryeministri me meshkujte dhe nuset e partise se tije!

Nese krijohet kjo marrevesheje me 2 gusht, zhvillimet politike do te marrin kahje tjera politike.

Ka mundesi qe edhe NISMA te dale me nje propozim te vetin per Kryetar te Parlamentit, pasiqe ky post i takon PAN-it, po jo PDK-se” (sic), ka shkuar Zeka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme