Zeka: LDK do t’i bashkohet koalicionit PAN

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 18:40 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, ka thënë se në koalicion me PDK-AAK dhe NISMA-n do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK do t’i bashkohet PAN-it’, ka thënë Zeka, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa zyrtarët e LDK-së janë shprehur të bindur se nuk do të bashkohen edhe një herë me Partinë Demokratike të Kosovës. Zeka, ka thënë se lideri i tij Fatmir Limaj e mbështet deri në fund kandidaturën e Ramush Haradinajt për krijimin e Qeverisë.

“Kam folur me Limajn dhe në mënyrë të prerë më ka thënë se deri në fund e mbështes Haradinajn me cilën do parti politike që ai bën koalicion”, tha Zeka.

“Duhet të dihet se Lëvizja Vetëvendosje është fuqizuar aq shumë përmes një propagande që ia ka bërë elektoratit sikur PDK që e ka mashtruat elektoratin për bashkimin e Mitrovicës”, ka thënë Zeka.

“Mashtrimi më i madh qytetarëve iu është bërë me kandidimin e kryetarëve të komunave, Mimoza Kusari, Agim Bahiri dhe Shpend Ahmeti”, tha ai.

Zeka ka thënë se në këto zgjedhje rritje të elektoratit kanë vetëm NISMA, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“LDK me gjithë kampin edhe PDK po ashtu janë humbës. PDK maksimum do të ketë 20 – 21 deputetë”, tha Zeka.

“Kurse rënia e LDK-së bashkë me AKR është një debakël i jashtëzakonshëm. Elektorati i dënoi ashpër LDK dhe PDK që vazhdimisht janë tallur me elektoratin dhe për të gjitha të zezat fajtor janë këto dy subjekte”.

“Limaj nuk ka thënë që PAN është fitues, por që NISMA ka rritje të elektoratit. Limaj nuk ka qenë në festën e PAN dhe këtë nuk e ka konsideruar si fitore”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme