Zeka: Mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 09:10 | Nga

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se nëse as në seancën e radhës nuk konstituohet Kuvendi, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ose do të ketë zgjidhje në seancën e radhës, ose do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Zeka.

Ai mendon se Albin Kurti nuk i ka votat për kryeministër.

”Nuk i di këto matematikat e teorive konspirative të partive tona politike. Nuk jam duke i kuptuar ato, pasi që partitë tona janë si shërbimet sekrete. Por, e di vetëm një gjë, që as Albin Kurti nuk i ka votat dhe se nuk do të mundë të bëhet kryeministër”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas tij, edhe Kadri Veseli e di që Albini nuk i ka numrat, prandaj edhe e bëri ofertën për krijimin e institucioneve nëse “Vetëvendosja” i ka votat.

”Po t’i kishte numrat Albin Kurti, ai nuk do të kishte folur ashtu në Parlament. “Vetëvendosja” po e përdor foltoren e Kuvendit për fushatë elektorale. Kurti e shpalosi programin e vet, është duke parë ëndrra për t’u bërë kryeministër”, tha Zeka.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme