Debati në Komisionin Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka vazhduar në mes të ish-kryeshefit Agron Mustafa dhe deputetit Milaim Zeka.
Zeka shtroi një sërë pyetjesh, por për disa nuk mori përgjigje.
“Kur keni ardh keyeshef në Telekom sa ka qenë rroga e kryeshefit”, pyeti Milaim Zeka.
“Rreth 5200”, tha Mustafa
“Shpenzimet minimale dhe maksimale si drejtor sa kanë shkua”, pyeti Zeka.
“S’ka pas diçka të caktuar”, tha Mustafa
“Relacioni yt dhe kryetarit të bordit pse jeni përlesh”, pyeti Zeka.
“Raportet i kemi pas të mira, përleshja s’është çështje e kësaj çka jemi mbledhë këtu, nuk të përgjigjem në këtë pyetje”, tha Mustafa.
“A ka qenë studio ligjore a ka qenë e Arben Shabanit”, pyeti Zeka.
“Jo se besoj hera e parë që po dëgjoj”, tha Mustafa.
“A ka qenë Arben Shabani 3 vjet drejtor i marketingut”, pyeti Zeka.
“Po”, tha Mustafa.
“Prej cilës datë dhe deri në cilën datë keni i kërkuar me ju ruajt Policia e Kosovës dhe për çfarë arsye”, pyeti Zeka.
“Kjo është çështje personale, nuk përgjigjem”, tha Mustafa
“Sa ka kushtua ky sigurim?”, tha Zeka.
“Kjo është pyetje e drejtuar gabimisht”, tha Mustafa.
“Në kohën tënde a i keni dhënë këngëtarëve pare e që janë super milionerë”, pyeti Zeka.
“Po. Na se kemi këqyrë pasurinë e tyre”, tha Mustafa
“Paratë e kompanive a keni informacion që ju keni nënshkruar sponsorizime për ambasada, për Eroll Belegun, Televizionit Top Channel ia keni dhënë 27 mijë euro”, pyeti Zeka.
“Çdo donacion ka mundur me u nënshkrua prej meje prej 7 mijë eurosh, ato mbijë 7 mijë euro janë nënshkrua prej bordit”, tha Mustafa.
“Ju asnjë vendim as ti e as Shyqri Haxha nuk e keni marrë pa urdhrin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha Zeka.
Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka vendosë që të shkojë në pauzë për t’u kthyer prapë në orën 14:00.