Zeka: Na mashtruan, kërkuan nënshkrimin për debat jo shfuqizim të Speciales

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 10:38 | Nga

Milaim Zeka ka vazhduar të sqarojë nismën e PDK-së për të rrëzuar Gjykatën Speciale duke thënë se iniciuesit i mashtruan deputetët. Ka thënë se fillimisht ishte thënë se nënshkrimet e deputetëve po merren për të diskutuar peticionin për Gjykatën Speciale pastaj të njëjtat nënshkrimet janë përdorur për të kërkuar shfuqizimin e Gjykatës.

Zeka, i cili ka dhënë nënshkrimin në nismën e PDK-së, ka thënë se disa liderë të Kosovës e kanë vënë interesin personal para atij shtetëror.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Hilja me peticionin dhe nenshkrimet e deputeteve

Te gjithe e dine sponzorin kryesor te disa veteraneve, qe tubuan nenshkrime per te futur ne ligjin e Gjykates Speciale “hetimin dhe ndjekjen edhe te serbeve qe kane kryer krime ne Kosove”! Keshtu ka qene ne fillim. Duke sjellur peticionin ne Kuvend, sponzori kishte ndryshuar qellimin e peticionit.

Hileja e dyte ndodhi ne Kuvend. Mashtrimi i deputeteve me nenshkrime. Na kerkuan nenshkrimet, pa asnje shkrese tjeter, perpos nenshkrimet. Menduam se do te debatonim rreth peticionit, asgje ma shume. Tek kur u futem ne sallen e Kuvendit po degjonim historine trishtuese, per gjera te jashtezakonshme. Nenshkrimet ishin mbledhur me hile, dhe per qellime krejte tjera.

Kur e pashe ambasadorin amerikan, dhe ate britanez, atehere po e kuptoja lojen e dikujte per ta goditur pamvaresine e Kosoves, pastaj edhe miqesine me perendimin.

Mbrame jam bindur per te fundit here: Ne trurin e lidershipit kosovar nuk ekziston interesi nacional. Nuk ekziston koncepti i shtetendertimit, po shtetshkaterrimit.

I mjere ky popull. Mjere femijet tane se ku po jetojne.

Çka me thane ma shume, perpos: Kuku per ne!!!

Të ngjashme